Arbëri

Haradinaj në Iowa, pa datë të transformimit të FSK-së në Ushtri

Kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron në SHBA. Gjatë takimit me udhëheqësit e Gardës Kombëtare të Iowas ai foli për bashkëpunim të dy vendeve dhe Kosovën e quajti me fat që ka partnerë të tillë.

Por, Haradinaj refuzoi të japë një afat se kur do të ndodhë transformimi i FSK-së të cilin po e presin tash e disa vjet qytetarët e Kosovës.

“Tani nuk po foli në detaje. Por sa më shpejt që ta kemi të kryer atë pjesë do të mundemi me ju kthy punës që me e aftësu Forcën tonë. Kuptohet se është fat i madh që kemi partnerë si Gardën kombëtare të Iowas edhe ushtrinë e Amerikës”, tha Haradinaj, për televizionin publik.