Arbëri

Prodhuesit vendorë kritikojnë institucionet për vonesë në mbështetje dhe fuqizim

Sheqer Ukaj ka disa vjet që ka bërë kërkesë tek institucionet që t’ia heqin taksat për importin e makinerisë dhe një kërkesë e tillë ka marrë përgjigje pozitive.

Thotë se kërkesa e bërë nga ai nuk ka qenë asgjë më shumë sesa të jenë të barabartë me bizneset konkurruese nga rajoni.

Me gjithë masat e ndërmarra fiskale përgjatë viteve, bizneset edhe tani vazhdojnë të përballen me probleme të natyrave të ndryshme.

Pavarësisht se Kosova ka arritur të përmirësohet edhe në renditjen e raportit në të bërit biznes, stabiliteti politik dhe problemet me Gjyqësorin mbeten pengesat kryesore në ecjen përpara.

Në tryezën e diskutimit me temën “Politikat fiskale në 10 vite: Mësimet për të ardhmen”, ish-ministrat e tjerë të sektorëve ekonomikë kërkuan më shumë kujdes rreth politikave fiskale.

Ndërsa, organizatorët e kësaj tryeze kanë thënë se vendimet që janë marrë këto dhjetë vjetët e fundit nuk sollën përfitime për bizneset dhe pasi Kosova është në prag të festimit të 10-vjetorit të pavarësisë, është koha që të bëhet një rishikim i politikave fiskale.