Arbëri

Shëndetësia paralajmëron protesta dhe greva

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka thënë se të mërkurën do të mbahet protestë paralajmëruese, në rast se nuk përfillen kërkesat nga ministria.

Kryetari i Sindikatës Blerim Syla, ka thënë që nesër pritet të takohet me ministrin e Shëndetësisë Imet Rrahmani dhe nëse ky i fundit nuk zotohet për plotësimin e kërkesave të tyre atëherë do të organizojnë protestë.

Ai madje ka paralajmëruar edhe grevë në vazhdën e ndërmarrjes së masave për plotësim të kërkesave të tyre.

Vendimi i kësaj sindikatë ka gjetur edhe mbështetjen e Forumit të Gruas, ku përfaqësuesja Lama Begolli tha se përkrahin këtë sindikatë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Sindikalistët thonë se kërkesat kanë të bëjnë me mirëqenien sociale të punonjësve të sektorit të shëndetësisë, por njëkohësisht edhe me qytetarin, përfshirë edhe rritjen e pagave prej 15 për qind.