Arbëri

Strategjia e mosperspektivës së Kosovës për në BE, gjerësisht në të dielën me “Koha Ditore”

Temës kryesore të kësaj jave, Strategjisë së Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, i kushtohet e diela me Kohën Ditore.

Mesazhet e këtij dokumenti për Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian, i ka deshifruar gazetari Besnik Krasniqi, ndërsa për këtë temë është intervistuar Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Studentë të diplomuar në vend e jashtë, në reportazh flasin për dallimet në sistemet e mësimdhënies dhe vlerësimet e dijes.

Në një tjetër reportazh, këtë herë nga bota, kuptoni për përditshmërinë e banores së vetme të një qyteze amerikane në Dakotan Jugore.

7 shkronjat këtë javë janë rezervuar për këngëtarin Veli Sahiti, ndërsa njoftoheni edhe me një kimist, që ka zgjedhur në vend të laboratorëve, t’i kushtohet folklorit.

Një tjetër zë shqiptar që po bën bujë në një shtet të huaj, është Altin Asllani. Me të dhe grupin e tij Pablo Infernal,njoftoheni këtë javë në faqet e kulturës.

Për çka po përdoret një monument kulture 200-vjeçar në Deçan, do ta kuptoni në rubrikën Monument.

Nga faqet e sportit, gjeni profilet e futbollistit Haxhi Neziraj, volejbollistit Habil Ajeti e basketbollisti Altin Morina.

Gjithashtu, enigmatikë, lajme nga teknologjia, libri muzika e filmi, i gjeni në mbi 80 faqe të së dielës me Kohën Ditore.