Arbëri

BE kërkon nga Kosova mbrojtjen e votës së lirë

Në Kosovë vazhdon të jetë sfidë ruajtja e votës së lirë.

Kështu u tha në një konferencë të organizuar nga Zyra e BE-së për fshehtësinë e votës dhe përpunimin e të dhënave, raporton KTV.

Felix Rafje nga zyra e BE-së ka thënë se nuk mjafton vetëm miratimi i ligjeve por edhe zbatimi i tyre .

Në bazë të një hulumtimi të bërë institucionet i kanë kushtuar rëndësi legjislacionit për procesin e zgjedhjeve por që ka mangësi në lidhje me përpunimin dhe publikimin e të dhënave personale.

Deputetja, Valdete Bajrami nga Komisioni për Legjislacion ka thënë se në Kosovë nuk zbatohet ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

“Shembulli më i mirë janë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas, ku pati parregullsi dhe askush nuk ndërmori asgjë” ka thënë Bajrami.