Arbëri

Haradinaj në SHBA, takon zyrtarë të Departamentit të Shtetit

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në SHBA, ka njoftuar se në Washington ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të Departamentit të Shtetit si dhe shqiptarë që jetojnë në SHBA në shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë.

“Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë, takova miqtë tanë nga Departamenti i Shtetit, Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Herbert Raymond McMaster, Zëvendës Ndihmës Sekretaren, Laura Cooper dhe Drejtorin për çështjet jug-qendrore europiane, Matthew Palmer”, shkruan Haradinaj në Facebook.

“Pavarësia e Kosovës është arritur në përpjekje të përbashkëta me SHBA-në. Miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e posaçme dhe për këtë jemi krenarë”, ka theksuar në fund kryeministri.