Arbëri

Zyra e Kryeministrit blen iPhone

Descriptive Text

Zyra e Kryeministrit ka blerë një celular të ri.

Sipas një njoftimi në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj ka blerë një iPhone në vlerë prej 890 euro.

Derisa në njoftime të tilla jepen edhe sqarime shtesë se për çfarë nevoja blihet një produkt tek njoftimi i publikuar sot nuk ka informata të tilla.

Kryeministria kishte blerë telefona edhe në muajin tetor. Atë kohë kishte shpenzuar 6042 euro për blerjen e telefonave të dorës.

Image

Image

Image

Image