Arbëri

Haley : SHBA –ja përkrah anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Ambasadorja e SHBA-së në OKB Nikki Haley sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit kushtuar Kosovës , ka porositur që liderët e Serbisë e të Kosovës ta marrin të ardhmen në duar dhe të arrijnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve sa më shpejt që të jetë e mundur, transmeton Koha.net.

Me normalizim fitojnë dy palët dhe me të ato thellojnë lidhjet me bashkësinë ndërkombëtare.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, sot në mbledhjen ne Këshillit të Sigurimit rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën.

Ajo tha se SHBA-ja do ta mbështesë Kosovën në anëtarësimin saj e të gjitha organizatat ndërkombëtare.