Arbëri

Hahn: BE s’do të pranojë shtete me probleme të pazgjidhura fqinjësore

Strasburg, 6 shkurt – Ka mundësi që ndonjë vend i Ballkanit Perëndimor, nëse i përmbush kushtet, të bëhet anëtar i BE-së më 2025. Kështu deklaroi sot komisari europian për Politikë të Fqinjësisë së Mirë dhe Zgjerim, Johanes Hahn, i cili ka shtuar se bëhet për një plan ambicioz, transmeton Koha.net raportimin e agjencive.

Vendet e BE-së nuk do të pranojnë anëtar të ri nëse nuk ka zgjidhur problemet bilaterale (fqinjësore), është shprehur para gazetarëve Hahn, duke vlerësuar se ky është motiv për zgjidhjen pozitive të Dialogut mbi Normalizimin e Marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë.