Arbëri

Mogherini e quan thelbësor për të ardhmen dialogun Kosovë - Serbi

Descriptive Text

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini në prezantimin e strategjisë së zgjerimit për Ballkanin Perëndimor ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi është me rëndësi thelbësore për të dy vendet.

“Dialogu i ardhshëm mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësore për të dyja, për të ardhmen e raporteve të tyre dhe të gjithë rajonit, edhe për një perspektivë aderimi në BE. Ata e dinë shumë mirë, punojmë mirë bashkë dhe punojnë mirë bashkë. Ka gjithmonë cikle elektorale dhe politike që duhen pasur parasysh gjë që e bëjmë dhe në vendet tona anëtare. Tani jam e inkurajuar për faktin se të dy presidentët kanë lansuar një fazë të re dialogu që kërkon normalizimin e raporteve, dhe unë mendoj se mund të jetë përmbyllur pozitivisht, nëse ka vendosmëri të lidershipit dhe nxitje nga ana jonë brenda këtij mandati”, tha Mogherini, transmeton Tch.

Ajo po ashtu ka thënë se strategjia e publikuar sot jep perspektivë të qartë për integrimin e gjashtë partnerëve. Ajo shtoi se 2025 nuk është vetëm një target për anëtarësimin, por një perspektivë realiste, “për të kompletuar procesin e zgjerimit për vendet që po negociojnë dhe që do të nisin negociatat në të ardhmen”.