Arbëri

Presidenti Thaçi udhëton në SHBA

Descriptive Text

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të udhëtojë sot për në SHBA, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington.

Thaçi ka pranuar ftesën disa javë më parë për këtë ngjarje, e cila organizohet nga dy partitë në Kongresin Amerikan.

Ndryshe, ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si: senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe personalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës.