Arbëri

Pezullohet greva e kirurgëve dhe mjekëve të tjerë në QKUK

Mjekët specialistë të klinikave kirurgjikale në QKUK, sot kanë pezulluar grevën e nisur ditë më parë.

Ky pezullim i grevës është arritur pas takimeve të vazhdueshme që kanë pasur me z. Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, dr. Rrustem Musa, zëvendës ministër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe dr. Basri Sejdiu, Ud. drejtor i përgjithshëm SHSKUK, njoftoi përmes një komunikate Zyra e këtij institucioni shëndetësor.

Në takim është arritur marrëveshja që greva të pezullohet dhe mjekët të jenë të kyçur në grupet punuese që do të punojë në kategorizimin e pagave që do të ndodhë me Ligjin e ri të pagave, pas rishikimit të buxhetit.