BE: Elita politike në Ballkanin Perëndimor e lidhur me strukturat kriminale

BE: Elita politike në Ballkanin Perëndimor e lidhur me strukturat kriminale

05 February 2018 10:59

Në versionin më të ri të Strategjisë për Ballkanin, në kapitullin për sundimin e ligjit, Bashkimi Europian e ka ashpërsuar gjuhën dhe ua ka tërhequr qartas vëmendjen vendeve të rajonit se mund të bëhen anëtare të Bashkimit Europian, por “jo në gjendjen që janë tash”, bën me dije rel.

Në tekstin më të ri të Strategjisë për Ballkanin Perëndimor theksohet se elita politike në vendet e rajoni është e lidhur me strukturat kriminale, transmeton Koha.net.

“Sot, vendet tregojnë për elemente të qarta të kapjes së shtetit, përfshirë lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e Qeverisë dhe të administratës si dhe përzierjen e thellë të interesit publik e privat”, theksohet në versionin më të ri të Strategjisë... duke nënvizuar se e gjithë kjo ushqen ndjenjën e mos dënimit dhe të pabarazisë, transmeton Koha.net.

Në këtë dokument theksohet se ka “përzierje ekstensive politike në medie dhe kontroll ndaj tyre.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme