Arbëri

Beogradi i ankohet UNMIK-ut se Prishtina s’po bashkëpunon në rastin Ivanoviq

Beograd, 2 shkurt - U.d. së drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, iu ankua sot shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin, se “Prishtina deri tash nuk ka treguar gatishmëri të mundësojë hetim objektiv e gjithëpërfshirës të vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, raporton FoNet, transmeton Koha.net.

Sipas tij, Beogradi ka demonstruar një vullnet të mirë në këtë çështje.

ëhet e ditur se në takimin e sotshëm midis Gjuriqit e shefit të UNMIK-ut Tanin është biseduar për situatën në Kosovë, që do të jetë temë e takimit të rëndomtë tremujor të Këshillit të Sigurimit të OKB për Kosovën, më 7 shkurt. Gjuriq, sipas raportimit të medieve të eogradit, ka thënë se “destabiliteti në terren gjatë periudhës së shkuar ka treguar se është e nevojshme të vazhdojë prezantimi me ritmin tremujor të raportit, në mënyrë që opinioni ndërkombëtar të njihet sa më me kohë për problemet dhe sfidat në Kosovë e Metohi”, transmeton Koha.net.

siç theksohet, po ashtu është informuar për rrjedhën e dialogut të brendshëm për Kosovën si dhe për perspektivën e vazhdimit të dialogut midis Beogradit e Prishtinës.