Haradinaj respekton hierarkinë shtetërore për deklarimin rreth Speciales

Haradinaj respekton hierarkinë shtetërore për deklarimin rreth Speciales

01 shkurt 2018 13:10

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria që ai drejton për momentin nuk ka qëndrim rreth projektligjit rreth Gjykatës Speciale dhe se një gjë e tillë do të bëhet e ditur në të ardhmen.

Ai këto komente i bëri sot në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri.

"Ne kemi hierarkinë institucionale. Radhitja është presidenti, parlamenti dhe qeveria. Ne ashtu mbetemi. Nuk kemi qëndrim rreth kësaj teme, sepse është në procedurë të rregullt. Në të ardhmen do të ju informojmë për qëndrimin tonë", tha Haradinaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme