Arbëri

Haradinaj thotë se Specialja nuk do të shfuqizohet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se Gjykata Speciale nuk do të shfuqizohet.

Për “Zona e Konfliktit” në Deutsche Welle, Haradinaj ka thënë se iniciativa e 43 deputetëve për shkarkimin e saj “nuk duket se do të vazhdojë tutje”.

Haradinaj ka shtuar se nuk i frikësohet Speciales dhe se Kosova do të vazhdojë të përmbushë të gjitha obligimet e saja ndërkombëtare.