Arbëri

Sonte në Puls: Shyqiri Bytyqi flet për cilësinë e ultë të arsimit në Kosovë

Sonte në “Puls” i ftuar është Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , i cili do të flasë për gjendjen e arsimit në Kosovë

* Pse duhet urgjentisht të kufizohet numri i studentëve në kolegjet private?

* Deri në sa vite pritet për nostrifikimin e një diplome në MASHT?

* A ka shtim të dhunës në shkolla dhe a po fshihen këto raste nga menaxhmentet e shkollave?

* Cila është arsyeja e shkarkimit të këshillit shtetëror për cilësi?

* Pse u shkarkua bordi i Universitetit të Prishtinës nga MASHT?

* A priten edhe shkarkime tjera nëpër departamente të MASHT?

*Pse duhet të mbesin vetëm dy universitete publike sipas ministrit Shyqiri Bytyqi?

*Cilat janë keqpërdorimet më të mëdha në këtë ministri?

* A ka dështuar inspektoriati i MASHT-it që monitorimin e cilësisë së arsimit?

Emisionin “Puls” mund ta ndiqni sonte prej orës 20:00 në KTV dhe në Tv ARTA nga ora 21:40.