Arbëri

Ambasadori slloven uron Kurtin për zgjedhje në krye të VV-së

Descriptive Text

Sot , Ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Bojan Bertoncelj, qëndroi në zyrat Vetëvendosjes.

Ai, siç njofton kumtesa partiake, u prit nga kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, nënkryetarja e partisë Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, dhe deputetja e Fitore Pacolli.

Në fillim të vizitës ambasadori uroi kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti, për zgjedhjen e tij në drejtimin e partisë si dhe shprehu interesim të njoftohet dhe të kuptoj nga afër për strategjinë dhe politikat që do të ndjek gjatë udhëheqjes së tij.