Arbëri

Nushi e Rrusta japin dorëheqje, thonë se ndarja është e vetmja rrugë në VV

Koordinatorja e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje,Teutë Rrusta dhe Koordinatori i Sekretariatit të Përgjithshëm, Nol Nushi kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre në Vetëvendosje.

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Rrusta ka thënë se një pjesë e aktivistëve që kanë qenë pjesë e angazhimit në Lëvizje nuk do të jenë më pjesë e saj, raporton Koha Ditore.

"Vetëvendosje nuk është më e njëjta, ka garë, kush çka në cilin pozicion, ne nuk mund ta gjejmë më shpresën në Vetëvendosje", ka thënë Rrusta, e cila ka shtuar se në Lëvizje është shkelur çdo kriter dhe për të ruajtur vlerat tona politike e vetmja rrugë është ndarja.

Sot gjatë ditës, pas thirrjes së kësaj konference nga Rrusta e Nushi, Vetëvendosje përmes një komunikate tha se që të dy më nuk janë pjesë e Lëvizjes, pasi kontrata u ka skaduar të dyve për mos respektimin e rregullave.