Arbëri

Frçkovski: Ligji për gjuhët në Maqedoni është kushtetues

Descriptive Text

Shkup, 25 janar - Ligji për gjuhët është kushtetues, pasi ai përcaktohet me amendamente kushtetuese. Kështu vlerëson profesori universitar, Lubomir Frçkovski, duke komentuar Ligjin e gjuhëve në një shkrim autorial, transmeton Zhurnal.

"Ligji për gjuhët është kushtetues, sepse kjo përcaktohet në amendamentin 5 të nenit 7 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Në organet shtetërore gjuhë zyrtare e ndryshme nga gjuha maqedonase mund të përdoret në pajtim me ligjin …. Kjo është e qartë, një ligj i tillë është ky ligj dhe pikë!", vlerëson Frçkovski.