Arbëri

Ambasadorja premton vazhdimin e mbështetjes turke për Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot ambasadoren e Turqisë në Republikën e Kosovës, Kivilim Kiliç.

Sipas njoftimit për media, ata biseduan rreth punës dhe aktivitetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me këtë rast, ministri Sefaj falënderoi Republikën e Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në avancimin e mëtejmë të institucioneve të Kosovës.

Në anën tjetër, ambasadorja turke, Kiliç theksoi se Turqia do të vazhdojë dhe më tej të jetë përkrahëse e Republikës së Kosovës.