Arbëri

SHBA dhuron instrumente kirurgjike për Klinikën e ORL-së në QKUK

Klinika e Otorinolaringologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka pranuar sot një donacion me intrumente kirurgjike për Kirurgji të Qafës dhe Sinuseve Paranazale, nga “Brother’s Brother Fondation” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftoi ky institucion.

Donacioni është iniciuar dhe realizuar nga Prof. Dr. Eugene Myers, nga Qendra Mjekësore Universitare e Pitsburgut, SHBA, falë bashkëpunimit dhe mbështetjes të ofruar nga Ambasadorja e Kosovës në Washington, znj. Vlora Çitaku.

Profesor Myers ishte në vizitë në Kosovë dhe Klinikën e ORL-së, vitin e kaluar, në shoqërim dhe përcjellje të Prof. Adem Limanit, ku edhe mbajti një ligjëratë profesionale nga lëmi i Onkologjisë së Kokës dhe Qafës.

Atëherë Prof. Myers premtoi se do të angazhohet për ta ndihmuar Klinikën ORL-së.

SHSKUK dhe Klinika e ORL-së falënderojnë Prof. Myers, “Brother’s Brother Fondation” dhe Ambasadën e Kosovës në SHBA për realizimin e këtij donacioni të vlefshëm.

{gallery}