Arbëri

Themelohet Asociacioni i Mediave të Evropës Juglindore

Descriptive Text

Gjashtë shtëpitë më të mëdha mediale të Evropës Juglindore kanë themeluar asociacionin rajonal, Asociacioni i Mediave të Evropës Juglindore (AMEJL), në takimin e mbajtur javën e shkuar në Podgoricë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas një komunikate, qëllimet e këtij asociacioni do të jenë: bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë, aftësimi i përbashkët i të punësuarve, këmbimi i përmbajtjeve, qasja e koordinuar ndaj organeve dhe organizatave shtetërore e ndërkombëtare për avancimin e cilësisë së gazetarisë dhe përmirësimin e kushteve dhe pozitës së mediumeve në treg.

AMEJL-i është themeluar nga Oslobogjenje (Sarajevë), AMG (Beograd), Koha (Prishtinë), Sloboden Peçat (Shkup), Koha (Shkup) dhe Vijesti (Podgorica) ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)