Arbëri

Ministria e Financave synon ta zgjerojë listën e produkteve që do të blihen nga AQP-ja

Listës prej 6 artikujve që deri më tani institucionet publike kanë qenë të obliguara që t’i blejnë nëpërmes Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP), pritet t’i shtohen edhe tetë artikuj të tjerë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo është paraparë në udhëzimin administrativ të hartuar nga Ministria e Financave, e që javëve në vijim pritet të nënshkruhet nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Aktivitetet e prokurimit që pritet të zhvillohen nga AQP-ja janë furnizimi me letër për fotokopje dhe printim, furnizim me vetura të udhëtarëve, furnizim me mobile, furnizim me ujë të pijes, furnizim me shërbime të teknologjisë së informacionit, furnizim me pemë dhe perime, marrja me qira e veturave të udhëtarëve, shërbime fotokopjimi dhe printimi, furnizim me mazut, furnizim me derivate, furnizim me material zyrtar, furnizim me goma për automjete, furnizim me bileta të aeroplanit dhe furnizim me artikuj ushqimorë. Gjashtë të fundit kanë qenë edhe deri më tani obligim i kësaj Agjencie... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)