Arbëri

Kadaj-Bujupi: Linçimet në Vetëvendosje i kanë bërë njerëzit e afërt me Kurtin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi, bëri me dije se më herët është vërejtur se ka pasur mospajtime në këtë parti, nga e cila së fundi ka pasur shumë dorëheqje të anëtarëve të Kryesisë së VV-së.

“Lëvizjen Vetëvendosje e kam njohur si një organizatë e cila bazën e vet të ekzistencës e të zhvillimit e ka pasur në parimin e drejtësisë dhe barazisë, e cila ka reflektuar shumë në organizime dhe dallonte nga subjektet e tjera”, tha ajo sonte në televizionin publik.

Sipas saj para zgjedhje në Kosovë ka pasur një tendencë për degradim të figurave të caktuara në këtë parti.

“Ka pasur linçime në rrjetet sociale, në momentin kur u mbajt Këshilli dolën e votuan “ata forca e të errëta”, votuan për Albin Kurtin që të jetë kandidat për kryeministër. Nuk ishte asgjë kundër Albin Kurtit. Kur u mbajtën zgjedhjet u mbyll ajo etapë, kur kishte një paranojë. Ne dolëm fitues dhe të gjithë menduan se ndryshimi po vjen, ku qytetarët ndjeheshin të lodhur”, tha Kadaj-Bujupi.

Ajo bëri me dije se ka pasur përpjekje që të kontribuojë bashkimin e partisë.

“Jam përpjekur që të jem bashkuese”, theksoi ajo.

Kadaj mendon se Albin Kurti është dashur të tejkalojë vetveten. “Visar Ymeri është angazhuar që të ndalen degradimet e njerëzve në parti” , theksoi ajo.

“Metodat që janë përdor brenda për brenda Lëvizjes Vetëvendosje, janë kanë shumë të egra. Prej gjuhës dhe qasjes së përgjithshme ka qenë shumë denigruese. Nuk e kam pritur që të ketë sulme të tilla, ku ka pasur sulme edhe për jetën private”, tha Kadaj për rtk.

Sipas saj, VV po merret me vetveten, ndërsa shtoi se ata që kanë bërë linçime e shantazhe janë njerëzit afër Albin Kurtit.

Ajo vlerësoi se tani VV-ja, ka rënie të madhe në aktivitete dhe në performancë.

“Ai i cili është i madhi dhe ka fuqinë, siç thotë populli. Pra Albin Kurti ka marrë anë dhe nuk ka qenë unifikues. Nën udhëheqjen e Visarit kemi fituar zgjedhjet. Albin Kurti nuk ka është përpjekur që të unifikojë organizatën”, tha ajo.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi, bëri me dije se janë shumë deputetë të VV-së që janë të pakënaqur me zhvillimet e reja në VV.

“Nuk është një ose dy deputetë, janë shumë, pra në këtë kohë nuk do të flas në emër të tyre. Duhet të presim debat, për ndonjë projekt të ri. Duhet të angazhohemi në politikë, për hir të nevojës dhe të mos dorëzohemi përpara mërzisë”, tha ajo.