Arbëri

Ligji për gjuhën shqipe kthehet në Kuvendin e Maqedonisë

Ligji për gjuhët kthehet në Kuvendin e Maqedonisë më 29 janar. Seanca plenare, nga sa pohojnë mediat vendase u caktua gjatë koordinimit të së martës mes kryeparlamentarit Talat Xhaferri dhe grupeve parlamentare, ku munguan sërish deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Diskutimi i legjislacionit përsëri në Parlament erdhi pas refuzimit të presidentit Gjorgje Ivanov për të dekretuar miratimin e tij nga ana e shumicës parlamentare, nën arsyetimin se ky ligj cenon karakterin unitar dhe Kushtetutën e vendit, transmeton tch.

Mësohet se VMRO-ja në opozitë ka insistuar të krijohen grupe pune ku përvec përfaqësuesve të partive parlamentare, të ketë edhe ekspertë të Akademisë së Shkencave e të dërguar të Presidentit.

Por ky konsiderohet një hap i vonuar duke qenë se partia e Gruevskit e kishte shansin të ndërhynte në draftin e propozuar të ligjit përsa kohë ai ishte ende në procedurë parlamentare.

Dritën jeshile në Kuvend, ligji i shumëdebatuar e mori në 11 janar dhe gjashtë ditë më vonë, Ivanov refuzoi nënshkrimin e tij, por kjo nuk e shqetësoi qeverinë, nismëtare të draftit që pritet të aprovohet sërish në Kuvend ku që herën e parë u kapërcye pragu i 61 votave të nevojshme.

Pas rimiratimit të mundshëm, ligji ekzkutiv i Zoran Zaevit do të nisë procedurën për zgjidhjen e çështjes në komisionin e Venecias.