Arbëri

Zgjidhjen e çështjes së Kosovës e duan 56% e serbëve, pavarësisht kushtit të BE-së

Beograd, 23 janar - Nëse nesër do të mbahej referendum me pyetjen “A mbështetni anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian?”, 52 për qind e qytetarëve të Serbisë do të votonin për, 24 sish do të votonin kundër, bën të ditur agjencia serbe e lajmeve FoNet, transmeton Koha.net.

Kështu ështu tregojnë rezultatet e hulumtimit të opinionit publik me titull “Orientimi europian i qytetarëve të Serbisë” nga Ministria për Integrime Europiane i Qeverisë së Serbisë, i kryer nga fundi i dhjetorit të vitit që e lamë.

Përqindja më e madhe e qytetarëve, sipas këtij sondazhi, përkatësisht 56 për qind e të anketuarve, konsideron se problemet midis Beogradit e Prishtinës duhet të zgjidhen pavarësisht nga ajo nëse këtë e kërkon Bashkimi Europian, përkatësisht më shumë se gjysma e të anketuarve mbështet përcaktimin e Qeverisë së Serbisë për vazhdimin e dialogut në mes Beogradit e Prishtinës dhe gatishmërisë që në këtë mënyrë të arrihen zgjidhje përkatëse.

Sondazhi, në të cilin janë përfshirë 1050 respondentë me moshë mbi 18 vjeç, është bërë sipas standardeve të Eurobarometrit.