Arbëri

Apostolova: Kosova duhet urgjentisht ta ratifikojë demarkacionin

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova, ka thënë se Kosova duhet urgjentisht ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas Apostolovas, Kosova nuk duhet të mbetet peng i individëve sepse kjo marrëveshje është çështje me interes kombëtar për vendin, raporton televizioni publik.

Këto deklarime, Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, i dha sot për kosovarët gjatë një prezantimi të prioriteteve të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.