Arbëri

Paqartësitë në procesin integrues alarmojnë Qeverinë

Qeveria e Kosovës ka alarmuar të hënën se perspektiva integruese e Kosovës është futur në një paqartësi, për çka shqetësimin do t’ia shprehë shumë shpejt autoriteteve të Bashkimit Evropian (BE). Veç kësaj, karshi Brukselit është paralajmëruar edhe një pozicion i ri shtetëror.

BE-ja e ka në hartim Strategjinë e re të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë dokument, një draft të të cilit “Koha Ditore” e ka publikuar në fillim të dhjetorit, nuk përmenden kritere që Kosova duhet t’i përmbushë dhe as afate kohore brenda të cilave mund të lëvizet nga një cikël në ciklin tjetër integrues.

Nuk është përmendur as koha brenda së cilës Kosova mund të aplikojë për të marrë statusin e vendit kandidat. Ndërkaq, Serbisë dhe Malit të Zi i është përmendur 2025-ta si vit kur mund të anëtarësohen.

Brengën në lidhje me përmbajtjen e këtij dokumenti e ka shprehur në mbledhjen e Qeverisë, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili në dy mandate ka qenë ministër i Punëve të Jashtme... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)