Arbëri

Haradinaj: Qeveria ende s’e ka marrë shkresën rreth Speciales

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk e di se si do të veprojnë me iniciativën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale të cilën kryesia e Kuvendit ia dërgoi sot Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, ende nuk e di se si të veprojë, pasi që ende nuk e kanë marrë materialin dhe nuk e dinë se çka përmban, transmeton kp.

"Është praktikë kjo procedurë, ne ende nuk e kemi marrë zyrtarisht shkresën dhe nuk e dimë çka përmban shkresa ose materiali i drejtuar. Por, ekzistojnë marrëdhëniet standard qeveria është e respektueshme ndaj parlamentit dhe e respekton çdo kërkesë, çdo procedurë. Nuk di si të iu them, si do të veprojmë për shkak se ende nuk e kemi marrë dhe nuk e dimë çka përmban kërkesa", tha ai.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që iniciativën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ta dërgojë në Qeveri.