Arbëri

Pasi jo kryeministri, në Washington bën zëvendëskryeministri

Dalibor Jevtiq, nënkryetar i Qeverisë së Kosovës dhe ministër për Komunitete e Kthim, ka marrë ftesën për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”, që do të mbahen më 8 shkurt në Washington, transmeton Koha.net

Siç njofton gazeta e Beogradit ”veçernje novosti” duke u thirrur në shërbimin për medie të Ministrisë që e udhëheq Jevtiq, zëvendëskryeministri i Kosovës në SHBA do të shkojë me bashkëshorten Milena.

Atje ai do të qëndrojë disa ditë dhe do të zhvillojë takime me zyrtarë në State Departament, Kongres dhe Senat.

Të përkujtojmë, kryeministrit Ramush Haradanaj i është refuzuar dhënia e vizës dhe udhëtimi për në SHBA.

Haradinaj është ende në pritje të përgjigjes për vizën.