Arbëri

“Vizita e Vuçiqit dëshmi se Serbia s’do ta lëshojë Kosovën”

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se qëndrimi i kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me serbët në Kosovë në momentet kur ata e kishin më së vështiri, ka dëshmuar se Serbia nuk do të lëkundet nga Kosova, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se e “politika jonë është politikë që forcon pozitën e Serbisë dhe të serbëve në Kosovë”.

Vulin në fund i ka thurur elozhe kryetarit të Serbisë: “Vuçiq është një shtetar që Serbia kaherë s’e ka pasur, ndërse serbët në Kosovë kanë besim absolut në të”, ka thënë ai.