Merovci: Rugova njeriu i duhur në kohën e duhur për Kosovën

21 janar 2018 19:05

Në shtëpinë që tashmë njihet si Shtëpia e Pavarësisë, Adnan Merovci, kaloi pothuajse çdo ditë gjatë viteve ’90.

Merovci ishte i pari, nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, që hapte dyert e kësaj shtëpie, e cila në atë kohë priti e përcolli shumë liderë ndërkombëtarë.

Të dielën, më 21 janar, është shënuar 12-vjetori i vdekjes së Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Figurën e ish-presidentit Rugova, Merovci e vlerëson lart, derisa veçon tri karakteristika të tij.

Për Rugovën, Merovci ndër të tjera thotë se ishte njeri i urtë, por jotolerant karshi së keqes.

Ai kujton një nga rastet me ish-Presidentin, udhëtimin që kishin nisur nga Tirana për në Shkup.

Nga ky udhëtim, Merovci thotë të ketë mësuar të vlerësojë dhe besojë punën e të tjerëve, ashtu siç kishte dëshmuar besim ndaj punës së tij, ish-presidenti Rugova.

Merovci, situatën më kritike gjatë bashkudhëtimit të tij me ish-presidentin, e veçon natën e bombardimeve të NATO-së, e thotë se edhe këtu Rugova u dëshmua si lider.

Ai thotë se Rugova orientoi Kosovën drejt perëndimit dhe i la trashëgimi të patjetërsueshme miqësinë me shtetet perëndimore dhe SHBA-në.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme