Arbëri

“Nga vrasja e Ivanoviqit ka përfituar Rusia, e do destabilizimin e Ballkanit”

Foto: Fonet

Situata e përgjithshme e sigurisë me theks në veri , pas vrasjes së liderit të iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”, Oliver Ivanoviq, vlerësohet e qetë dhe stabile.

Njohës të sigurisë nuk presin përkeqësim të situatës pasi këtë vrasje e konsiderojnë të izoluar.

Arianit Koci, ka përmendur kryetarin e social demokratëve të Vojvodinës, që thotë se prej vrasjes së Ivanoviqit, ka përfituar Rusia.

“Pra interesi i Rusisë është destabilizimi i Ballkanit”, ka thënë ai për rtv21.

Policia e Kosovës, ka thënë se janë të mobilizuar që situata të jetë nën kontroll në Veri të Mitrovicës.

“Situata e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës vlerësohet të jetë e qetë dhe stabile, por në raste të caktuara e përcjellë me disa raste apo incidente të ndryshme, por të menaxhuara nga Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante”, thuhet në një përgjigje të PK-së.

Edhe njohësit e sigurisë nuk presin që situata të përkeqësohet, ndërsa vrasjen e Ivanoviqit e konsiderojnë rast të izoluar.

“Vrasja e Ivanoviqit ka të bëjë me çështjet politike, me dialogun, me implikimet e mundshme të shërbimeve sekrete serbe e sidomos atij rus, të cilët janë të interesuar që gjendjen që gjendjen e sigurisë në Kosovë ta paraqesin si të brishtë dhe kinse institucionet e sigurisë së Kosovës nuk janë në gjendje të ruajnë jetën e qytetarëve”, tha profesori Avni Islami.

Koci dhe Islami, thonë se iu vjen keq që institucionet e Kosovës nuk kanë kontroll të plotë në Veri, por u vjen mirë që dora e tyre u pa në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit.