Arbëri

LDK bën homazhe tek varri i Rugovës

Lidhja Demokratike e Kosovë ka bërë homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova për të shënuar 12 vjetorin e vdekjes së tij.

“Do ta kujtojmë jetën e prijësit, burrështetasit të Kosovës që është i përmasave ndërkombëtare. Ai e udhëhoqi Kosovën në një periudhë kohore me standarde të larta. Me udhëheqjen e tij, populli i Kosovës i ka dyert e hapura gjithkund në botë”, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, raporton KTV.