Arbëri

Hahn: Zgjerimi ardhshëm i BE-së i zbatueshëm më 2025

Foto: Koha

Komisari europian për Zgjerim e Politikë fqinjësore, Johannes Han mendon se zgjerim ii ardhshëm deri në vitin 2025 është i zbatueshëm, por rekomandon se Unioni nuk do të pranojë në radhët e veta asnjë shtet që ka çfarëdo çështjeje të hapur me fqinjët.

Ai ka vlerësuar se Serbia duhet ta zgjidhë situatën rreth Kosovës, transmeton Koha.net.

„Serbia dhe Mali i Zi aktualisht janë larguar më së shumti nga të gjitha vendet kandidate”, ka sqaruar ai për agjencinë austriake të lajmeve apa duke shtuar se tani nuk mund të thuhet me saktësi se ato do të jenë realisht të parat, por, sipas tij, shumëçka flet në të mirë të kësaj.

Hahn ka paralajmëruar se Komisioni më 6 shkurt do të prezantojë strategjinë e vet të re për zgjerim.