Arbëri

Kryeministri dënon gjuhën e Haradinajt ndaj Delawies

Descriptive Text

Sot nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, e ka quajtur “palaço”, ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Por gjuhën e tij të përdorur, kryeministri Ramush Haradinaj e dënon e thotë se është e patolerueshme.

Ka thënë se gjuha e tij është në kundërshtim me etikën dhe diskursin politik dhe bën thirrje që të gjithë të distancohen nga ky fjalor dhe të përmbahen.

Postimi i Ramush Haradinajt në Facebook:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës ,

Në këtë kohë kur Kosova po ballafaqohet me debat të brendshëm rreth Dhomave të Specializuara, gjuha fyese në këtë debat është e dënueshme për këdo.

Deklarimet fyese nuk i bëjnë nderë askujt dhe dëmtojnë proceset tona zhvillimore.

Fyerja e shprehur publikisht e Z. Nasim Haradinaj është në kundërshtim të plotë me etikën tonë të diskursit publik dhe normat të cilave iu përkushtohemi si qytetarë të Kosovës.

I bëj thirrje të gjithëve që të distancohen dhe të përmbahen nga të shprehurit e një fjalori të tillë ndaj kujtdo qoftë.

Këtu mund të lexoni deklaratat e Nasim Haradinajt ndaj Greg Delawies.