Arbëri

MCC e MSH me projekt për monitorimin e cilësisë së ajrit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë me agjencinë ‘Millenium Challenge Corporation’ nga Washingtoni për hartimin e një projekti për monitorimin e cilësisë së ajrit në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se strategjia për kujdesin shëndetësor do të bazohet edhe në raportimin për ajrin e ndotur.

“Ministria e Shëndetësisë do të angazhohet konkretisht në dizajnimin e një sistemi të alarmit për shëndetin, bazuar në të dhënat e dala nga këto raporte të cilat deri tani i kanë munguar edhe institucioneve edhe publikut. Informimi i saktë është esencial në punën strategjike për kujdes shëndetësor. Ambient më të pastër, jetë më të gjatë”, ka shkruar Ismaili.