Arbëri

Ballinat e gazetave serbe me lajmin për vrasjen e Ivanoviqit

Vrasja Oliver Ivanoviqit ka shkaktuar reagime të shumta te politikanët serbë, portalet e tyre dhe medieve audio e vizuale në Serbi, transmeton Koha.net.

Kjo vrasje edhe në shtypin e të mërkurës në Serbi është në qendër të vëmendjes.

Vrasja ka zënë të gjitha ballinat e medieve kryesore të shkruara në Serbi.

“Gjashtë plumba për Oliverin”, “U vra Oliveri”. “I gjallë nuk do të largohem nga Kosova”, janë disa nga titujt e këtyre gazetave.

Oliver Ivanoviq është vrarë sot në mëngjes në Mitrovicë, afër selisë së partisë së tij.

Zyrtarë nga Beogradi për këtë vrasje kanë akuzuar shqiptarët.

Opozitarë serbë kanë thënë se fajtorët për vrasjen e Ivanoviqit mund të jenë pushtetarët e Beogradit.

Policia dhe Prokuroria Kosovës janë vënë në ndjekje të vrasësve të Ivanoviqit.