Arbëri

Me kënd është i varrosur Rrahman Morina në një varr në Beograd

Mediet serbe njoftojnë se Oliver Ivanovoq, i vrarë sot në Mitrovicë, do të varroset të enjten në Beograd në Varrezat e të merituarve.

Për ata që mund të kenë harruar, në këto varreza është varrosur me nderimet ushtarake shtetërore të Serbisë më 12 tetor 1990 edhe Rrahman Morina, i lindur në Pejë në vitin 1943.

Morina, siç e prezanton Vikipedia në gjuhën serbe, ka qenë oficer policor e punëtor shoqëroro-politik në KSA të Kosovës. Një kohë ishte edhe kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë për Kosovën, transmeton Koha.net..

Rrahman Morina te shqiptarët njihet si bashkëpunëtor i ngushtë i Slobodon Milosheviqit dhe bashkë me të edhe si rrënues i autonomisë së atëhershme të Kosovës.

Por, ky nuk është lajmi.

Lajmi është se në këto varreza, në një varr të përbashkët me poeten antishqiptare nacionaliste serbe Mira Aleçkoviq gjendet edhe Rrahman Morina.

Për këtë dëshmon shkrimi i gazetës së Beogradit “blic”, i datës 13 maj 2014.

Se kush me kë është i varrosur në këto varreza, më shumë lexoni duke klikuar këtu.