Arbëri

Vuçiq thotë të ketë indicie interesante rreth vrasjes së Ivanoviqit

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas përfundimi të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë ka thënë se vrasësi ose vrasësit e Oliver Ivanoviqit do të zbulohen e do të dënohen dhe se ka detaje interesante e indicie për drejtimin e mundshëm të hetimeve, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se do të ishte normale që Serbia të pranonte kërkesën për të marrë pjesë në hetime në territorin e Kosovës, përcjell FoNet.

Sipas tij, Prokuroria serbe për krim të organizuar do të fillojë procedurën para hetuese ashtu që do të kërkojë informata të nevojshme nga polica, shërbimet e agjencive informative dhe trupat tjerë.

“Nëse vrasësi ka emër e mbiemër serb, ai nuk është serb”, ka thënë Vuçiq.