Arbëri

Shoqëri me aktivizëm sporadik

Shpend Mustafa përplaset fort me shokët sa herë diskuton për tema të ndryshme. Debati merr karakter më të zjarrtë kur fjala bie për vendime e zhvillime politike që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Gjithsecili ka pikëpamje të ndryshme, por asnjëri nuk ia lëshon udhën tjetrin derisa nuk e fuqizon bindjen me argumente të palëkundshme, shkruan Koha Ditore.

“Diversiteti sjell gjëra të mira dhe shoqëri të mirë, sepse nëse një shoqëri mendon njëjtë, atëherë diçka nuk është në rregull me të”, thekson ai.

Mustafa, hulumtues në organizatën joqeveritare INPO, ishte nxënës i klasës së dhjetë, më 2010, kur u bë pjesë e Klubit të debatit në organizatën ku tani punon. Aty do të takohej me të rinj, me të cilët e ruan miqësinë edhe kur ka mospajtime të forta.

“Klubi i debatit na e ka ndryshuar jetën, na ka mësuar të pajtohemi me tjetrin që mendon ndryshe”, thotë Mustafa, duke treguar se sivjet po punohet me gjeneratën e shtatë të debatuesve të rinj, kryesisht nxënës të shkollave të mesme.

Shkollarët e trajnuar shpesh bëhen pengesë për mësimdhënësit që nuk duan t’u kontestohet asnjëherë mendimi në orën e mësimit – as atëherë kur nxënësi i sfidon me vlerësime të qëndrueshme...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).