Arbëri

“Investimet në bujqësi nuk korrespondojnë me rezultatet në terren”

Descriptive Text

Sonte në emisionin “Puls” të KTV-së u diskutua për mënyrën se si Ministria e Bujqësisë ndanë grandet.

Shukri Fetahu, profesor në Fakultetin e Bujqësisë ishte kritik për shumë nga politikat qeveritare sa i përket zhvillimit të bujqësisë.


Ai tha se në Kosovë janë 170 mijë fermerë, me 2 milionë e 300 mijë ngastra.

“Pra është e pamundshme të zbatohet ndonjë agroteknikë e mirëfilltë për zhvillim të bujqësisë. Infrastruktura rurale është e dobët, mungojnë rrjeti i rrugëve, ujërat dhe ekspertët e bujqësisë”, ka thënë Fetahu.

Në anën tjetër, Arban Hoxha, nga Departamenti i Politikave të Zhvillimit Rural në MBPZHR ka folur për mënyrën e aplikimit nga ana e bujqve.


“Nga 2000 aplikime në vitin 2015 janë refuzuar 950 aplikues për grante. Shumica e aplikuesve kanë aplikuar në ditën e fundit dhe normalisht se aty ka mungesë dokumentacioni”, ka thënë Hoxha, teksa ka treguar se Ministria e Bujqësisë për grante dhe subvencione brenda një viti ndan rreth 46 milionë euro.

Besnik Boletini, nga ana organizata Çohu, ka thënë se “kur jemi te investimet në bujqësi Ministri i Bujqësisë nuk ka shifra se sa ka investuar në nivel vendi për tri vjetët e fundit, nuk ka fare të dhëna sa investojnë komuna dhe donatorët”.

“Këtu shihet serioziteti i kësaj ministrie. Sipas hulumtimit të ‘Preporterit’ në tri vitet e fundit komunat kanë investuar rreth 15 milionë në bujqësi, kemi bërë krahasim me rezultatet e dhëna në terren dhe del se nuk ka kurrfarë rezultati pra prodhimi ka dështuar time”, ka thënë Boletini.


“Investimet në bujqësi nuk korrespondojnë me... by kohanet