Arbëri

Tahiri: Shfuqizimi i ligjit për Specialen u takon deputetëve

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha sot se nuk komenton për iniciativën e deputetëve për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale, pasi që sipas tij kjo u takon vetëm deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri tha se ministër i Drejtësisë punon me ligjet aktuale që janë në fuqi, pra edhe me ato ndryshimet kushtetuese që janë bërë kur është miratuar Ligji për Gjykatën Speciale në gusht të vitit 2015, transmeton kp..

“Kjo është iniciativë politike e tyre dhe në asnjë rrethanë nuk do ta komentoj, por jam i obliguar të punoj konform ligjeve të cilat dalin nga Kuvendi i Kosovës. Kosova ka një sistem parlamentar dhe ne si Qeveri i i përgjigjemi Kuvendit dhe deputetëve të Kuvendit dhe çdo miratim i çfarëdo ligji qoftë mua më obligon ta zbatojë”, tha Tahiri.

Ministri këtë deklaratë e dha sot në Gjilan ku ishte në një vizitë në Qendrën e Paraburgimit në këtë qytet me ç’rast ka vizituar ambientet e kësaj qendre si dhe është takuar edhe me drejtuesit e saj.