Gjykata Themelore: MZHE-ja shkeli Kushtetutën me “Kosovën e Re” Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore: MZHE-ja shkeli Kushtetutën me “Kosovën e Re”

11 January 2018 12:26

Gjykata themelore në Prishtinë ka konstatuar se Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin në procesin e privatizimit të KEDS dhe tenderin për Termocentralin “Kosova e Re” për qasje në dokumente publike kur nuk kanë lejuar qasje në asetet e privatizimit Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm.

KOSID thotë se aktgjykim ka ardhur katër vite e gjysmë pas parashtrimit të padisë dhe është i vonuar, duke marr parasysh se gjatë kësaj periudhe është përmbyllur procesi i privatizimit të aseteve të KEDS-it. Po ashtu vlerëson se lejimi i qasjes në asetet e KEDS në kohën kur është parashtruar kërkesa, do të parandalonte dëmtimin e interesit publik.

KOSID shpreh zhgënjimin se aktgjykimi nuk parasheh edhe dënime për institucionin dhe personat përgjegjës për mos lejim në qasje në dokumente publike, ashtu siç parashihet me ligj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme