Arbëri

Vetëm Kurti kandidat për kryetar të VV-së

Descriptive Text

Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të Vetëvendosjes.

Kështu ka bërë të ditur Ismajl Kurteshi, Sekretari Organizativ i kësaj partie, raporton KTV.

VV sot ka mbajtur mbledhje të kryesisë, ndërsa Kurteshi ka thënë se kryesia do të vazhdojë të takohet për të tejkaluar problemet me të cilat janë ballafaquar këto ditë.

Ai po ashtu ka thënë se e përkrah letrën e 80 aktivistëve nga vendi dhe diaspora si dhe ka përshëndetur kthimin në kryesi të Albulena Haxhiut.