Arbëri

Këshilli Shtetëror i Cilësisë i Agjencisë së Akreditimit pa bord funksional

Puna e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka mbetur pezull tash e afro 4 muaj. Kjo pasi që anëtarët e Bordit të këtij Këshilli të propozuar nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ende nuk janë ratifikuar në Kuvend siç parashihet me Ligjin për arsimin e lartë.

Pas shkarkimit të Bordit të kaluar dhe ushtrueses së detyrës së drejtorit të Agjencisë nga ministri Bytyqi, ky i fundit, më 20 tetor 2017, kishte propozuar gjashtë anëtarët vendorë të bordit, ndërkaq në fillim të muajit dhjetor kishte propozuar edhe emrat e tre anëtarëve të huaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por Bordi nuk mund të funksionalizohet derisa emrat e anëtarëve të ratifikohen në Kuvend. Përveç Ligjit për arsimin e lartë, edhe neni 3 i Rregullores mbi punën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë thekson se përbërja e Këshillit miratohet nga MASHT-i dhe nga Kuvendi i Kosovës.

Këshilltari politik i ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Valmir Gashi, ka deklaruar për gazetën se kjo çështje tashmë i takon Kuvendit të Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)