Arbëri

Haradinaj s’ka koment për letrën e Veselit

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka komentuar letrën e djeshme të kryeparlamentarit Kadri Veseli, në të cilën ai doli në mbrojtje të Gjykatës Speciale, pavarësisht se në fund të dhjetorit si koalicion me AAK-në u përpoqën ta zhbëjnë atë.

Pas një takimi që ka pasur me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, Haradinaj ka thënë se e ka lexuar letrën e Veselit, por ka shtuar se “qëndrimin tonë e dini dhe ai nuk ndryshon”..

Në shkrimin e djeshëm autorial, Veseli kishte thënë se Specialja do të ndodhë sepse ky është veprim i pashmangshëm. Veseli kishte kritikuar deputetë e LDK-së dhe të Vetëvendosjes, ndërsa për reagimin e ambasadave tha se “Kosova nuk mund të trajtohet si shtet pa shtet”.