Arbëri

Media serbe: Egjipti vetëm gojarisht e ka njohur Kosovën

Egjipti e ka njohur Kosovën vetëm me gojë në qershorin e vitit 2013, pa kurrfarë dokumenti dhe tri ditë para rënies së Vëllazërisë Myslimane, shkruan sot gazeta “politika” e Beogradit , transmeton Koha.net.

“Kjo është një njohje shumë e dobët të cilën e kishte kundërshtuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e atëhershme”, shkruan kjo gazetë duke thënë se thirret në burime veta nga qarqe diplomatike.

Po ky burim paska thënë se nuk ka asnjë notë të këmbyer ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Egjiptit dhe asaj të Kosovës, porse njohja është bërë vetëm me dëshminë verbale nga zëdhënës si Ministrisë Badr Abdel Atti.

Lexoni: 

Media serbe: Egjipti tërheq njohjen për Kosovën?

“E gjitha ka ndodhur më 26 qershor 2013, tri ditë para rënies së Vëllazërisë Myslimane. Kjo njohje verbale është rezultat i disa kalkulimeve të brendshme të Vëllazërisë Myslimane si dhe i presioneve të jashtme”, ka thënë bashkëbiseduesi i kësaj gazete të cilit nuk i përmendet emri, përcjell Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, rruga e rëndomtë e për njohjen e një shteti është këmbimi i notave për vendosje të marrëdhënieve diplomatike dhe hapja e ambasadave. Në këtë rast kjo nuk ka ndodhur.

Rregull është që aktin – vendimin për njohje e merr MPJ në bazë të vendimit ë Qeverisë ose të shefit të shtetit , e kur bëhet fjalë për tërheqje njohjesh, nuk është e domosdoshme të dërgohet letra, por ajo bëhet edhe ndryshe, ka thënë bashkëbiseduesi.

Diplomatët serbë, siç theksohet, disa herë nga zyrtarë të Kajros kanë dëgjuar se vendi i tyre s’e ka njohur Kosovën.

Në pyetjen nëse është e vërtetë se Egjipti mund at tërheqë njohjen e Kosovës, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq është përgjigjur shkurtimisht: Do të shohim.

Njëkohësisht, ambasadori i Egjiptit në Beograd Eldin Fahmy Mahmoud Fahmy ka thënë se nuk ka informata zyrtare nga MPJ, përkatësisht nga Qeveria dhe se “ nuk mund të bazohetnë informatat që janë publikuar në medie”.