Arbëri

Qeveria e shqetësuar për vdekjen në rrethana të pasqaruara të dy qytetarëve në Babimoc

Descriptive Text

Për vdekjen ende të pasqaruar të dy personave të nacionalitetit serb në Babimoc të Obiliqit, sot, përmes një kumtese, ka shfaqur shqetësimin vet Qeveria Kosovës, transmeton Koha.net.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të 2 qytetarëve në Babimoc të Obiliqit, thotë kumtesa .

Qeveria, përmes kumtesës kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Në fund, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit.